Sport

Ceferin “shah mat” ndaj Florentino Perez! “Mundo Deportivo” shpjegon pse ekipet angleze po dezertojnë Super Lea

20 Prill 2021, 22:00 Nga DOSJA
Ceferin “shah mat” ndaj Florentino Perez! “Mundo

EUROPË– Klubet angleze i kanë dhënë një goditje kritike, jo fatale Super League-s. Liverpool, Tottenham, Arsenal, Chelsea, Manchester City dhe United kanë vendosur të lënë idenë e këtij kompeticioni që ata të gjithë kishin formuar me Real Madrid, Barça, Atletico Madrid, Juventus, Inter dhe Milan.

I gjithë presioni që këto klube kanë marrë nga Anglia, në të cilin janë përballur me Federatë, ekipe të tjera, madje edhe futbollistë dhe trajnerë të tyre, duket se ka mjaftuar.Por nuk është motivi i vetëm. Mundo Deportivo ka mësuar se UEFA ka luajtur një rol thelbësor në atë vendim. Jo për shkak të kërcënimeve, por sepse i ka ofruar një shumë të konsiderueshme parash për ‘gjashtë ekipet për largimin nga Super League.

Kjo ofertë, megjithatë, nuk ka arritur në klubet spanjolle, të cilat nga organi më i lartë evropian shihen si armiku kryesor, i udhëhequr nga ideologu Florentino Pérez.Edhe ashtu, nga skuadrat spanjolle ata e shohin këtë largim të ekipeve të Premier League si një hap prapa që nuk është përfundimtar dhe ata janë të bindur se madhësia e projektit do t’i bëjë ata të kthehen.

.E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ceferin florentino perez uefa ceferin florentino perez uefa

Sondazh

Poll