Sport

Super League drejt shkrirjes? Largohen të gjitha skuadrat angleze. Arsenali: “Na falni!”

20 Prill 2021, 22:05 Nga DOSJA
Super League drejt shkrirjes? Largohen të gjitha skuadrat angleze.

ANGLI – Mediat britanike njoftojnë në orët e fundit të mbrëmjes të së hënës largimin e të 6 skuadrave angleze që ishin pjesë me 12 ekipeve themeluese të Super Leagues. Pas Manchester City-t i vjen rradha Manchester United, Totenham, Liverpool, Chelsea dhe Arsenal. “Topçinjtë” në profiling e tyre në Twitter kanë shkruar: “Na falni për gabimin”.

Në një letër të hapur drejtuar tifozëve mes të tjerave shkruajnë: “Në ditët e fundit kemi reflektuar nga reagimi i madh i të gjithë tifozerisë tone të mrekullueshme. Ka qenë një reflektim i thellë dhe duam të theksojmë se nuk ka qenë kurrë qëllimi ynë që t’ju shkaktojmë këtë mërzi. Pasi dëgjuam furinë e reagimit tuaj ne vendosëm të heqim dorë nga Super League, ne bëm gabm dhe ju kërkojmë falje,” – shkruhet në letrën e hpaur që ka publikuar klubi i Arsenalit.

As a result of listening to you and the wider football community over recent days we are withdrawing from the proposed Super League.

We made a mistake, and we apologise for it.

— Arsenal (@Arsenal) April 20, 2021


Tashmë kanë mbetur këtë iniciativë që duket të shkojë drejt shkrirjes vetëm 3 skuadrat spanjolle dhe 3 skuadrat italiane

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll