Sport

Super League po kthehet në makth për Liverpool! Humbet sponsorin kryesor, rebelohen edhe futbollistët: Nuk e duam këtë komp

20 Prill 2021, 21:29 Nga DOSJA
Super League po kthehet në makth për Liverpool! Humbet sponsorin

ANGLI-Super League me shumë mundësi do të jetë një ide e mbetur në letër, pasi po shuhet ende pa nisur. Pas kundërshtimeve të forta që mori nga institucionet e futbollit si dhe nga tifozët, ishte rradha e Manchester City-t të tërhiqet nga kjo ide.

Megjithatë mendohet se edhe klubi i Liverpool po shkon drejt kësaj rruge,por duket se dëmi është bërë. Kompania e orave Tribus, partneri botëror i matjes së kohës, ka njoftuar përfundimin e partneritetit me Liverpool për shkak të anëtarësimit të tyre në Super League. Ndërkohë kapiteni i skuadërs, Jordan Henderson ka folur në emër të shokëve të skuadrës.

“Ne nuk e duam Super League-n dhe nuk duam që ajo të ndodhë. Ky është pozicioni ynë kolektiv. Angazhimi ynë ndaj kësaj skuadre futbolli dhe tifozëve të saj është absolut dhe i pakushtëzuar “.

 

pic.twitter.com/X2ZFqJ9T4L

— Jordan Henderson (@JHenderson) April 20, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport liverpool super league liverpool super league

Sondazh

Poll