Sport

Boniek zgjidhet zv.president i UEFA-s, largohet nga Polonia

20 Prill 2021, 18:17 Nga DOSJA
Boniek zgjidhet zv.president i UEFA-s, largohet nga Polonia

ZVICER – Zbigniew Boniek, ish-ylli 65-vjeçar i Juventusit, Romës dhe i ekipit kombëtar të Polonisë, aktual numri një në federatën e futbollit të vendit të tij, u zgjodh zv.president i UEFA-s, pas propozimit të presidentit Aleksandr Ceferin.

Kështu Federata Polake e Futbollit bën të ditur se ish-kampioni do të largohet nga pozicioni i tij në krye të futbollit kombëtar, duke pasur parasysh që të dy pozicionet nuk janë të pajtueshëm dhe, mbi të gjitha, sepse në Poloni ky është mandati i dytë për të.

Boniek do të kryejë detyrat si zv.president i UEFA-s për katër vitet e ardhshëm dhe gjithashtu është rizgjedhur në Komitetin Ekzekutiv. “Faleminderit të gjithëve, jam i lumtur”,- ishte komenti i tij i polakut pas përfundimit të zgjedhjeve.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport federata polake e futbollit presidentit aleksandr ceferin zbigniew boniek zv.president i uefa-s federata polake e futbollit presidentit aleksandr ceferin zbigniew boniek zv.president i uefa-s

Sondazh

Poll

Sport 20 Prill 2021, 17:06

ITALI-Vazhdojnë sulmet ndaj Super League-s dhe klubeve që janë pjesë e saj. Ndër të fundit që hidhen kundër këtij projekti është trajneri i Sassuolos, Roberto D...