Politike

Rama publikon grafikun e vaksinimit: Është një nder i madh të nxjerrim Shqipërinë nga tuneli i pandemisë

20 Prill 2021, 13:59 Nga DOSJA
Rama publikon grafikun e vaksinimit: Është një nder i madh

TIRANË- Kryeminstri Edi Rama ka publikuar një grafik të vaksinimeve në rajonin e Ballkanit, ku Shqipëria mban vendin e parë. Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se shumë shpejt Shqipëria do të dalë nga tuneli i pandemisë. Grafiku që Rama ka publ;ikuar tregon se dozat e vaksinuara në ditë në 100 persona, ku Shqipëri mban vendin e parë, dhe pas saj vjen Serbia. Ndërkohë që sipas grafikut Kosova është në vend të parafundit për vaksinime, duke ia kaluar kështu Bosnjë & Herzegovinës, e cila është në vend të fundit.      

“Nuk ka nder më të madh për mua se sa udhëheqja e kësaj lufte për ju e me ju. Fuqia që po tregojmë qysh nga dita e parë dhe nxjerrja së afërmi e Shqipërisë përtej tunelit të pandemisë, më shpejt se shumë të tjerë në Europën ku jetojmë, do të mbetet në ndërgjegjen shqiptare si një provë e madhe e karakterit tonë,” shkruan Rama.

Që nga fillimi i vaksinimit masiv në Shqipëri dhe deri tani janë vaksinuar 345, 934 njerëz.

(I.A;F.M/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll