Politike

Plas në Berat! PD-ja bllokon furgonin me ndihma, Alizoti lajmëron policinë: Do shpërndahen nga PS-ja për vota

19 Prill 2021, 19:19 Nga DOSJA
Plas në Berat! PD-ja bllokon furgonin me ndihma, Alizoti lajmëron

BERAT– Tomor Alizoti, kandidati për deputet për Partinë Demokratike në Berat ka bllokuar një furgon të mbushur me ndihma ushqimore të rezervave të shtetit. Ai ka lajmëruar policinë, teksa shprehet se këto ndihma do të shpërndaheshin nga Partia Socialiste tek disa familje në këmbim të votave.

Alizoti bashkë me përfaqësues të tjerë të selisë blu, identifikuan dhe bllokuan mjetin. Ata kanë lajmëruar policinë dhe në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe Drejtori i Policisë së qarkut të Beratit, Neritan Nallbati. Alizoti ka kërkuar shoqërimin e furgonit në polici dhe ruajtjen e provave.

 

Vetë Alizoti e konsideroi një turp këtë gjë, duke kërkuar hetim të menjëhershëm për ngjarjen.

“NUK MBAHET PUSHTETI DUKE BLERË TË VARFËRIT. Në kulmin e fushatës elektorale, Bashkia Berat shpërndan pako tek familjet e varfra në këmbim të dhënies së votës.Këta që pretendojnë 5 mandate në Berat, shpresat i kanë tek blerja e shpirtrave të njerëzve. Është koha për ndryshim! Përgjegjësit do të dalin përpara ligjit. Drejtësia të veprojë e pa ndikuar nga politika. Është koha e duhur. Ne jemi të vendosur të qëndrojmë dhe të mos lejojmë nëpërkëmbjen e demokracisë. Duhet ndryshim!”- tha Alizoti në një reagim.

LAJM KRYESOR: E rëndë në Berat! PD-ja bllokon furgonin me mallra: Po përdoren për vota. Bashkia: Janë mbledhur gjatë pandemisë për familjet në nevojë. Meta: Turp, krim zgjedhor. SPAK të nisë hetimet

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike tomor alizoti tomor alizoti

Sondazh

Poll