Politike

‘Metës ia di mendimet edhe kur s’flet’/ Rama: Patronazhist apo jo, mos lini njeri pa marrë me vete dhe pa e çuar tek ku

19 Prill 2021, 15:22 Nga DOSJA
‘Metës ia di mendimet edhe kur s’flet’/ Rama:

POGRADEC– Kryeministri Edi Rama ka mohuar se të dhënat që janë publikuar në media janë në pronësi të Partisë Socialiste. Në fjalën e tij, para socialistëve, Rama tha se edhe nëse të dhënat i përkisnin PS-së, sërish nuk ishte faji i tyre që përfunduan online. Ndërsa shtoi se e gjitha do të përdoret për të krijuar alibi për humbjet që do të pësojnë kundërshtarët e tij nga zgjedhjet e 25 prillit. 


Ilir Meta thotë u përhapur të dhënat. Po kush i përhapi? Tonat janë të ndryshme nga ato që kanë dalë. Po le ta zëmë… Ne i përhapëm? Që prej vitit 2009 kur rreshter Bujar Nishani ishte ministër i Brendshëm, gjithë databasa e gjendjes cilvile ka dalë dhe është në internet. Deri para 3 ditësh blihej me 15 dollarë. Karlo Bollino bëri një investigim, e bleu dhe e ka. Tani patronazhistët tanë nuk i kanë këto të dhëna. Pse i nxjerrin këta tani? Ku duan të dalin? E pashë sot, e kishin kapur me një foto me kapuç. Dielli shkëlqente. Mbuluar me kapuç. Kur takon subjektet e OFL do të vësh edhe kapuç. Ai është i bindur që e kanë kapur patronazhistët. Nuk kemi kohë për të humbur me të se ia dimë mendimet. Ilir Metës ia di mendimet edhe kur nuk flet. Mjafton ta shoh, unë të them ça po mendon. Ça do zbulojmë në kokën e madhe të Ilir Metës? Në kuptimin se është kokë e madhe, se më të madhe e kam vetë. Është tentativë për të krijuar konfuzion, dhe po ua them se është alibi e asaj që do t’u ndodhë më 25 prill. Ma dëgjoni mua. Thjesht dhe vetëm deri më 25 kush është dakord me mua për çfarë thashë të bëjë atë që mundet, patronazhist apo jo të mos lërë njëri pa e marrë me vete dhe pa e çuar tek kutia e votimit. Do ta shohim shumë mirë ne çfarë do dali. Më pak se 74 ta harrojnë që të gjithë. Para se të iki se duhet të shkoj në Korçë,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Skandali me të dhënat/ Rama i përgjigjet Metës: Tentativë për të krijuar alibi! Presidentin e kishin kapur kapuç me një subjekt të OFL-së

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne pogradec zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama ne pogradec zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll