Politike

Deklaratat e Metës, Rama: Patronazhistët janë qeliza vitale të PS-së, s’la gjymtyrë pa na prerë…hajde pak këtu ti bi

19 Prill 2021, 15:14 Nga DOSJA
Deklaratat e Metës, Rama: Patronazhistët janë qeliza vitale

POGRADEC– Kryeministri i vendit, Edi Rama edhe njëherë ka pranuar se Partia Socialiste ka patronazhistë në terren. Në fjalën e tij, gjatë një aktiviteti politik në Pogradec, kreu i qeverisë tha se patronazhistët janë qelizat vitale të PS-së, duke i prenzantuar një prej tyre publikut. 


Ai edhe kur flet fle. Ju nuk e dini, e di unë. Ka një teknikë, mban sytë hapur, qesh e flit, por ndërkohë është në gjumin e vetë. Këta e kanë gjetur. Më çuan mesazhet e Ilir Metës, kishte mbajtur konferencë. Nuk la gjymtyrë pa na prerë. E ka kapur me këta patronazhistët. Ja hajde pak këtu ti biondja. Kjo sipas Ilir Metës po survejon pogradecarët. Kjo është fukse. Bashkë me mua kryefuksin. Nuk kam dashur të hyj më thellë, se ne kemi një rrjet të tërë patronazhistësh. Janë qeliza vitale të PS. Kemi një rrjet që diskuton me njerëzit. Ne nuk e kemi atë që këta ekspozojnë. Kjo nuk diskutohet. Ilir Meta thotë që janë përhapur të dhënat,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Skandali me të dhënat/ Rama i përgjigjet Metës: Tentativë për të krijuar alibi! Presidentin e kishin kapur kapuç me një subjekt të OFL-së

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne pogradec zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama ne pogradec zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll