Politike

Meta PUBLIKON detaje nga “patronazhistët”: Më kanë kërcënuar vajzën, i thonë ‘thuaj babit të mos pijë’! Biznesm

19 Prill 2021, 15:07 Nga DOSJA
Meta PUBLIKON detaje nga “patronazhistët”: Më kanë

TIRANË– Për herë të dytë brenda ditës, Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për çështjen e patronazhistëve. Nga Presidenca, këtë pasdite, Meta mori në mbrojtje biznesmenin Erion Mane, i cili ka në pronësi “Matias Travel”, pasi ky i fundit i kishte shkruar dhe i kishte rrëfyer se ishte kërcënuar vazhdimisht duke marrë foto të të mostrës e familjarëve të tij.

Në fjalën e tij, Meta tregon se si ra në kontakt me Manen, pasi ky i fundit i ka shkruar vazhdimisht duke kërkuar ndihmë. Në thirrjen e Manes ishte shkruar se si atij i kishin ndaluar shoferin dhe e kishin gjobitur padrejtësisht, por askush nuk jia kishte zgjidhur aituatën, pasi kishin parë se ai kishte në profil foton e Monika Kryemadhit.

Në besën e Presidentit Meta, biznesmeni Mane ka denoncuar drejtorin e Transporteve Blendi Gonxhe. Mane kexoi bisedat që kishte shkëmbyer me Gonxhen për një gjobë që i kishte vendosur policia rrugore. Fillimisht Gonxhe i kishte premtuar se do ta zgjidhte si situatë, por më pas i kishte dërguar një postim ku biznesmeni kishte postuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Pas këtij postimi, Gonxhe i kishte bërë bllok dhe më pas Manes i kishin shkuar mesazhe e foto të familjarëve të tij me të gjitha të dhënat personale.

Presidenti Ilir Meta ka përsëritur thirrjen e tij për të gjithë ata që ndihen të kërcënuar nga patronazhistët. Në një konferencë emergjente përballë mediave, Meta tha se shumë biznesmenëve prokurorëve e ersonave të tjerë u vendosin çimka në krevat dhe i kërcënojnë që të mos flasin sepse ndryshe mund tu dalin pamje filmike. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta 19 prill 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta ilir meta 19 prill 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll