Politike

Vetëm 6 ditë para zgjedhjeve! Si iu hoq mundësia emigrantëve nga Greqia për të votuar, karantinë 2 javë…Nga se ka

19 Prill 2021, 13:01 Nga DOSJA
Vetëm 6 ditë para zgjedhjeve! Si iu hoq mundësia emigrantëve

TIRANË– Partia Socialiste erdhi në pushtet me premtimin se në zgjedhje do të mundësohej edhe vota e emigrantëve. Por sot cënoi edhe votat e të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Greqi.

Në një komunikim për mediat, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që të gjithë qytetarët që do të vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut do të duhet që të karantinohen për 2 javë, shkak numri i lartë i infeksioneve dhe viktimave që janë shënuar në vendet fqinje. 

Vendimi i marrë, vetëm 6 ditë nga zgjedhjen anulon automatikisht votën e mijëra emigrantëve shqiptarë që jetojnë në vendin helen. Në një kohë kur pjesëmarrja e tyre në zgjedhje ishte thuajse 100% e garantuar. Më 2 maj të gjithë besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët, që shoqërohet me disa ditë pushim në Greqi, dhe tradicionalisht të gjithë shqiptarët i kanë kaluar festat në atdhe pranë familjarëve të tyre. 

Ndërkohë që situata e vështirë është edhe në Itali, por mesa duket shqetësimi i vetëm janë emigrantët e Greqisë, të cilët brenda shumë pak orëve mund të vijnë për të votuar. 

Përse u ndalua vota e tyre? Çfarë e shqetëson qeverinë, që u ndaloi edhe votën? Mirë që nuk ua lehtësoi procedurën dhe mundësinë e votimit, por u hoqi edhe atë që iu parashtrohet me ligj në Kushtetutë.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike komiteti teknik i eksperteve 19 prill 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 komiteti teknik i eksperteve 19 prill 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll