Politike

Patronazhistët dhe skandali me të dhënat, Soreca: Po ndjekim nga afër situatën, SPAK po heton, më pas do flasim…

19 Prill 2021, 11:02 Nga DOSJA
Patronazhistët dhe skandali me të dhënat, Soreca: Po ndjekim nga

ELBASAN– Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka dalë ditën e sotme përballë gazetarëve, pas takimeve që ka zhvilluar me  drejtues politikë të partive politike në qark. Bashkë me kolegët e tij ndërkombëtare, Soreca u pyet edhe lidhur me skandalin e të dhënave të mbi 900 mijë votuesëve. Në fjalën e tij, ambasadori tha se çështja po hetohet nga SPAK dhe po ndiqet me shumë kujdes nga ndërkombëtarët. 

Po e ndjekim çështjen nga afër. E dimë që komisioneri për mbrojtjën e të dhënave po heton. Po ashtu dhe SPAK. Është e rëndësishme që t’i lëmë të hetojmë dhe më pas të flasim,”-tha Soreca.


PJESË NGA KONFERENCA PËR SHTYP E AMBASADORËVE: 

Soreca: Ne kemi vendosur që të vizitojmë Elbasanin si kemi vizituar edhe vendet e tjera. Donim të përcillnim mesazhin në deklaratën e përbashkët të 25 marsit. Donim që të shihnim një fushatë të përqëndruar tek programi, dhe jo tek sulmet dhe intimidimet. Ua përsëritëm mesazhet të gjithë liderve që takuam. Dëgjuam këndvështrimet dhe qëndrimet e tyre. Është e rëndësishme që këto zgjedhje të jenë të lira, të ndershme dhe transpartente. Dëgjuam shqetësimet për blerjen e votës, po edhe për shitjen e votës.  Ne i kërkuam të kishim takim me të gjitha partitë, por fatkeqësisht Kryemadhi është duke bërë fushatë në pjesën tjetër të vendit.

Elisabeth Barsacq: Çdo gjë që tha Soreca e përsëris edhe unë. Zgjedhjet e lira janë të rëndësishme.

LAJMI KRYESOR: Ambasadorët zbarkojnë në Elbasan: Zgjedhjet test për të ardhmen në BE! Soreca: Skandali me të dhënat? Po ndjekim hetimet, do flasim pas SPAK

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike luigi soreca zgjedhjet 25 prill 2021 luigi soreca zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll