Politike

Ambasadorët zbarkojnë në Elbasan: Zgjedhjet test për të ardhmen në BE! Soreca: Skandali me të dhënat? Po ndjekim hetimet

19 Prill 2021, 08:37 Nga DOSJA
Ambasadorët zbarkojnë në Elbasan: Zgjedhjet test për të

ELBASAN–Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, së bashku me ambasadoren franceze Elisabeth Barsacq dhe gjerman, Peter Zingraf kanë zbarkuar paraditen e sotme në Elbasan.

Kur vetëm një javë na ndan nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ndërkombëtarët janë takuar me Taulant Ballën, numrin dy të Partisë Socialiste, me kryesuesin e listës së PD-së në qark, Gazment Bardhin dhe Rudina Hajdarin nga Nisma “Thurje”.

Pas takimeve rtë tyre në një komunikim për mediat, Soreca tha se ndërkombëtarët po ndiqnin nga afër hetimet e SPAK për skandalin me të dhënat, duke shtuar se pas rezultateve do të fliste.

Ndërkohë shtuan se presin që më 25 prill zgjedhjet të jenë transparente, të lira dhe të ndershme duke çuar një mesazh të qartë demokracie jo vetëm për qytetarët, por edhe vendet anëtare të BE-së. Më 25 prill,40 ekipe që do vijnë për të monitoruar në qendra të ndryshme të votimit, madje disa do të jenë edhe në Elbasan.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike elbasan zgjedhjet 25 prill 2021 elbasan zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll