Politike

Ç’ndodh me të dhënat e qytetarëve, të cilat janë regjistruar në identifikimin elektronik?

19 Prill 2021, 10:25 Nga DOSJA
Ç’ndodh me të dhënat e qytetarëve, të cilat

TIRANE- Identifikimi elektronik është pajisja më e avancuar teknologjike, e cila do të jetë në qendrat e votimit, për të garantuar zgjedhje transparente dhe votim të sigurt, duke evituar çdo tentativë për shkelje ligjore.

Ajo regjistron të dhënat e qytetarëve në mënyrë të inkriptuar dhe përmes databazës së saj, në përputhje me standardet më të larta të sigurisë, shfaq të dhënat e përgjitshme, fotot dhe qendrat përkatëse ku qytetarët do të ushtrojnë të drejtën e votës.

Përmes regjistrimit së të dhënave, pajisja detekton dhe verifikon çdo tentativë për votim të dyfishtë.

Por, ç’ndodh me të dhënat e qytetarëve pas përfundimit të procesit zgjedhor?

Të dhënat e votuesve shërbejnë vetëm gjatë procesit zgjedhor dhe do të mbesin në databazën e pajisjes vetëm gjatë kësaj periudhe relativisht të shkurtër. Pasi procesi i votimit të përfundojë, të dhënat personale të qytetarëve do të asgjësohen, në përputhje me politikat dhe standardet e sigurisë.

Përmes kësaj mënyre votimi, Shqipëria do të ketë zgjedhje të barabarta dhe të ndershme.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike identifikimi elektronik zgjedhjet e 25 prillit 2021 identifikimi elektronik zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll