Politike

Skandali me të dhënat/ Rama i përgjigjet Metës: Tentativë për të krijuar alibi! Patronazhistët? Merrni dhe çoni çdokë

19 Prill 2021, 10:39 Nga DOSJA
Skandali me të dhënat/ Rama i përgjigjet Metës:

PEQIN– Kryeministri Edi Rama ka pranuar edhe njëherë se Partia Socialiste ka “patronazhistë” në terren. Në fjalën e tij, Rama ka kërkuar nga të gjithë ata që më 25 prill do çojnë para kutive të votimit të gjithë personat që kanë të drejtë nga ligji.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë pranoi se socialistët kanë një database me të dhëna por nuk janë të ngjashme me ato që janë publikuar.Ndërsa tha se gjitha është një tjetër tentativë për të krijuar konfuzion tek njerëzit, për të krijuar çorodi dhe për të vazhduar të ngrenë alibi për humbjen, që sipas Ramës i pret më 25 prill.

Po nga Pogradeci, Rama komentoi edhe konferencën e presidentit Ilir Meta në lidhje me patronazhistët dhe të dhënat që ato disponojnë për qytetarët e Tiranës. Ndwrsa gjeti kohw qw tw komentonte dhe njw foto tw Metws me kapuç, duke shtuar se është takuar me subjekte të OFL-së.

Po ashtu, paraditën e sotme, kryesocialisti ka qenë në Peqin, ndërda pritet që edhe më tej gjatë ditës së sotme, kreu i qeverisë do të zhvillojë aktivitete të tjera. Vetë paralajmëroi edhe takimin në qarkun e Korçës.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne peqin zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama ne peqin zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll