Bota

Daçiç: Po të ishte Ashton ende përfaqësuese e marrëveshjes, do t’ia impononte Kosovës krijimin e Asociacionit

19 Prill 2021, 11:01 Nga DOSJA
Daçiç: Po të ishte Ashton ende përfaqësuese e

SERBI– Kryetari i parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiç i cili ishte nënshkruesi i marrëveshjes së parë Kosovë-Serbi 8 vite më parë ka folur rreth vijimit të dialogut.

“Do të ishte e papërgjegjshme që Beogradi ta tërhiqte nënshkrimin e tij nga marrëveshja e Brukselit, megjithëse është e vështirë të kesh një marrëveshje që parashikon formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e cila nuk respektohet”,– Daçiç.

Sipas Express ai deklaroi se nuk ka dyshim se Catherine Ashton, nëse do të qëndronte në pozicionin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së do ta impononte çështjen e krijimit të Asociacionit sepse disa gjëra nga ajo marrëveshje nuk janë realizuar.

Ai gjithashtu tha që Ashton përfaqësonte një autoritet të caktuar si në BE ashtu edhe në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe se Serbia kishte fatin e keq që ajo u “ndryshua” praktikisht në fund të atij viti pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit.

“Por ne nuk duhet të interesohemi për këtë. Ne jemi të interesuar për autoritetin e BE-së. Nëse Catherine Ashton e nënshkroi atë si një garantuese në emër të BE-së, atëherë nuk është problem i Serbisë kush do të jetë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politika e Punë të Jashtme dhe të Sigurisë”,- tha Daçiç.

Daçiç tha se Beogradi nuk do të bëjë ndonjë lëvizje që mund të jetë logjike dhe e arsyeshme për sa i përket zemërimit se pse marrëveshja e Brukselit nuk u zbatua, sepse, shtoi ai, kjo do të ishte e papërgjegjshme.

“Marrëveshja e Brukselit u nënshkrua për shkak të atyre dispozitave në lidhje me formimin e Asociacionit të komunave serbe. Është e sigurt se askush as nuk mendoi se do të vinin vitet kur ju jo vetëm që do ta injoronit, por edhe Prishtina do të refuzonte për ta pranuar atë marrëveshje”,- tha Daçiç.

Ai beson se Bashkimi Evropian duhet të shqetësohet për autoritetin që ka kur bëhet fjalë për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora catherine ashton dialogu kosove-serbi ivica dacic catherine ashton dialogu kosove-serbi ivica dacic

Sondazh

Poll