Bota

Tremben pushuesit! Një aeroplan i Luftës së Dytë Botërorë bën ulje emergjente në një plazh në Florida

19 Prill 2021, 09:51 Nga DOSJA
Tremben pushuesit! Një aeroplan i Luftës së Dytë

FLORIDA-Aeroplani i emërtuar si TBM Avenger pësoi një defekt mekanik ndërsa merrte pjesë në shfaqjen ajrore të Cocoa Beach.

MailOnline raporton se aeroplani ul në një plazh të Cocoas në afërsi të bregut të detit ku po qëndronin pushuesit dhe e gjithë ngjarja u filmua nga një kalimtare e rastit.

‘TBM Avenger duke performuar në paradën e zogjve të luftës kishte një problem mekanik dhe piloti ishte në gjendje ta sillte avionin afër bregut. Personeli i Shpëtimit ishte menjëherë veprim dhe piloti është në rregull.’- tha Cocoa Beach Air Show në një deklaratë të raportuar nga Florida Today.

Melanie Schrader e cila ishte dëshmitarja që e filmoi tha: “Dukej sikur piloti u tërhoq në momentin e fundit dhe shmangu çdo spektator, kishte shumë njerëz në ujë, dhe pastaj e pashë vetëm avionin, dukej sikur ishte në rregull.”

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota florida tbm avenger florida tbm avenger

Sondazh

Poll