Asgjë s’është rastësore/ Kuptimi i muzikës që u përdor në funeralin e Princ Philip
19 Prill 2021, 10:14Nga DOSJA
BRITANI-Muzika që u luajtë gjatë ceremonisë mortore të Princ Philip ishte e përzgjedhur nga vet ai.
Ai kishte dashur që gjate funeralit të kishte një kor me katër njerëz i St. George që të interpretoi himnin e ceremonisë “Eternal Father, Strong to Save” i William Whiting dhe disa këngë shtesë.
Kënga u shkruajt në vitin 1860 dhe është frymëzuar nga rreziqet e detit të përshkruara në Psalmin 107 . Ajo njihet ndryshe edhe si “For Those in Peril on the Sea” (Për ata që janë në rrezik në det).
Kjo jo pa qëllim por sepse Princ Philip i shërbeu Marinës Mbretërore për 14 vite gjatë Luftës së Dytë Botërore madje një herë e përshkroi detin si “mjeshtër ose mjeshtre të jashtëzakonshme”.
“Ka gjendje shpirtërore aq të jashtëzakonshme sa që ndonjëherë ndjen se ky është lloji i vetëm i jetës dhe 10 minuta më vonë po lutesh për vdekje”, shprehej ai.
Princi bëri edhe dy udhëtime anembanë botës në Royal Yacht Britannia.
“The Jubliate”, një tjetër këngë e kërkuar me porosi të tijën e kompozuar nga anglezi Benjamin Britten përkthehet fjalë për fjalë në “këngë gëzimi” dhe përfshin një referencë për hyrjen në “portat e Zotit me falënderime”. Besohet se Princi Philip i kërkoi Britten të kompozonte edhe “Jubliate”, edhe “Te Deum” në vitin 1958. Kompozitori ndërroi jetë në 1976-ën.
Action Stations, që njihet edhe si “alarmi i përgjithshëm i marinës mbretërore”, u luajt gjithashtu gjatë ceremonisë, me kërkesën specifike të princit Philip, si “një ushtar që ka shkuar në vendpushimin e tij të fundit”.
Në funeral u përfshinë edhe “Adagio Expressivo” i Sir William Harris, “Salix” e Percy Whitlock dhe “Berceuse” i kompozitorit francez, Louis Vierne. Ndërsa funerali përfundoi, kori këndoi edhe himnin kombëtar. (o.l./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
FRANCË– Superliga Evropa e re fillon të jetë një realitet pasi nga mëngjesin e sotëm u njoftua themelimi i tij nga dymbëdhjetë klubet më të rëndësishme të ...
SERBI– Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandër Vulin ka thënë se nuk e di nëse ekziston një hartë me kufij të ndryshuar në Ballkan, megjithatë, shto...
FLORIDA-Aeroplani i emërtuar si TBM Avenger pësoi një defekt mekanik ndërsa merrte pjesë në shfaqjen ajrore të Cocoa Beach.MailOnline raporton se aeroplani ul n...
SHBA– Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e mbrojti vendimin e SHBA-së për të tërhequr trupat nga Afganistani, duke thënë se kërcënimet ng...
GREQI– Për çështjet greke-turke dhe konfrontimin Dendias-Tsavosluglu të enjten e kaluar gjatë takimit të tyre në Turqi, foli të hënën deputetja Dora Bako...
BRITANI-Lajmi i ndarjes nga jeta i Princ Philip ka qënë ka dyshim kryefjala e çdo medie britanike dhe jo vetëm. Ditën e shtunë u organizuar ceremonia mor...