Bota

Bashkimi Kosovë-Shqipëri sipas ‘Hartës së re’, Vulin: BE i percepton njerëzit në Ballkan si një lloj kukulle

19 Prill 2021, 09:53 Nga DOSJA
Bashkimi Kosovë-Shqipëri sipas ‘Hartës së re’,

SERBI– Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandër Vulin ka thënë se nuk e di nëse ekziston një hartë me kufij të ndryshuar në Ballkan, megjithatë, shton se edhe nëse ekziston një hartë e tillë, atëherë BE-ja duhet tregojë se ku do të jetojnë serbët.

Sipas Express, Vulin tha se tani thuhet se “kufijtë tani janë të pandryshueshëm mirëpo e njëjta gjë nuk deklarohej në vitin 1999”.

”Është interesante të thuhet se është në rregull të ndahet Serbia, mirëpo, të thuhet se do të bashkohen serbët është e papranueshme. Si ka të drejtë BE-ja të thotë se ku duhet të jetojnë serbët?”,- ka thënë Vulin.

Ai vlerëson se Bashkimi Evropian “i percepton njerëzit në Ballkan si një lloj kukullash”.

Vulin thekson se për BE-në, copëtimi i Serbisë dhe marrja e Kosovës është në rregull, por që heqja e Republika Srpska nuk është në rregull sepse nuk kontribuon në paqe dhe stabilitet.

“Serbët duhet të kenë një shtet të unifikuar dhe kështu të zgjidhin çështjen e tyre kombëtare. Ky është mendimi im personal. Kush thotë që ndryshimi i kufijve tani është një krim dhe nuk ishte në 1999?”, – tha ai.

Ai theksoi se Republika Serbe duhet të mbetet në mandatin e plotë të Dejtonit.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota aleksander vulin harta e re e ballkanit aleksander vulin harta e re e ballkanit

Sondazh

Poll