Blinken: Kërcënimi nga terrorizmi është zhvendosur nga Afganistani
19 Prill 2021, 09:33Nga DOSJA
SHBA– Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e mbrojti vendimin e SHBA-së për të tërhequr trupat nga Afganistani, duke thënë se kërcënimet nga terrorizmit janë zhvendosur gjetkë dhe se SHBA-ja duhet t’i përqendrojë “energjitë dhe burimet e saj” në çështje të tjera të rëndësishme, si pandemia COVID-19 dhe ndryshimet klimatike.
“Kërcënimi i terrorizmit është zhvendosur në vende të tjera dhe ne kemi çështje të tjera, shumë të rëndësishme, në agjendën tonë”, tha Blinken.
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi më 14 prill se Shtetet e Bashkuara do t’i tërheqin të gjitha forcat e tyre nga Afganistani, para 11 shtatorit.
Tërheqja vjen pavarësisht bllokimit të bisedimeve të paqes midis Qeverisë afgane dhe grupit militant të talibanëve.
Kundërshtarët e tërheqjes amerikane këtë vit thonë se ky veprim mund ta zhysë Afganistanin më thellë në dhunë dhe t’i lërë Shtetet e Bashkuara më të cenueshme ndaj kërcënimeve terroriste.
Shtetet e Bashkuara aktualisht kanë rreth 2,500 trupa në Afganistan.
NATO-ja njoftoi se 7,000 ushtarët e saj joamerikanë në Afganistan do të largohen po ashtu nga ky vend, brenda disa muajsh.
NATO, e udhëhequr nga SHBA-ja, ka ndërhyrë ushtarakisht në Afganistan në vitin 2001, pak javë sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA.
Që nga ajo kohë, mbi 2,300 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën në luftën në Afganistan.
Marrë nga REL
(kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
GREQI– Për çështjet greke-turke dhe konfrontimin Dendias-Tsavosluglu të enjten e kaluar gjatë takimit të tyre në Turqi, foli të hënën deputetja Dora Bako...
BRITANI-Lajmi i ndarjes nga jeta i Princ Philip ka qënë ka dyshim kryefjala e çdo medie britanike dhe jo vetëm. Ditën e shtunë u organizuar ceremonia mor...
AFGANISTAN-Tetë anëtarë të së njëjtës familje janë vrarë ditën e djeshme në një xhami në Afganistain Lindor. Disa persona të armatosur i kanë qëlluar me armë zj...
MARS–NASA do të provojë sot fluturimin e parë të motorizuar ne planetin e Marsit me anë të një helikopteri të vogël.Helikopteri i cili u quajt Ingenuity, ...
SHBA– Një sulm tronditi Teksasin ditën e djeshme ku 3 persona mbetën të vdekur pranë një qendre tregtare.Sipas mediave amerikane, autoritetet federale kan...
MAQEDONIA E VERIUT– Pasditen e sotme priten të mbërrijnë 10 mijë vaksina Phizer në Maqedoninë e Veriut, dhe i njëjti numër pritet të arrijë më 26 prill.Vaksinat...