Aktualitet

Parandalimi i vrasjes në Tiranë! Policia sqaron ngjarjen, civili ‘hero’ ndodhej në momentin e duhur! Pas sherrit banal, 3

19 Prill 2021, 06:52 Nga DOSJA
Parandalimi i vrasjes në Tiranë! Policia sqaron ngjarjen, civili

TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar për ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në kryeqytet. Video me pamjet tmerruese, ku shihet një qytetar i cili tenton që të përplasë çiftin me makinë shokoi njerëzit që ishin të pranishëm dhe ata që panë videon nga momenti.

39-vjeçari, Taulant Mekollari ka tentuar që të godasë një çift. E gjithë ngjarja ndodhi në rrugën “Besim Alla”, aty ku dy burrat u konfliktuan me njëri tjetrin për motive të dobëta. Pas disa minutash, tek bulevardi “Migjeni” ishin konfliktuar përsëri me grushte me njëri-tjetrin. Pas konfliktit, Mekollari ka marrë mjetin e tij dhe ka tentuar dy herë të godiste me mjet G. M. dhe bashkëshorten e tij, por pasi nuk ia ka arritur qëllimit, ka dëmtuar më pas mjetin e G. M.

Policia bën të ditur se në vendngjarje ndodhej rastësisht një punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Shkwlzen Tafa i cili ka ndërhyrë menjëherë.

39 vjeçari do të përballet me veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me dashje‘’dhe’’Plagosja e lehtë me dashje’’. Gjithashtu po procedohet në gjendje të lirë shtetasi G. M., 36 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje’’.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet parandalohet vrasja ne tirane shkëlzen tafa taulant mekollari parandalohet vrasja ne tirane shkëlzen tafa taulant mekollari

Sondazh

Poll