Politike

Inagurimi i aeroportit të Kukësit, Partia Demokratike: Avioni nuk erdhi nga Londra siç u premtua, s’ka certifikata sigurie

18 Prill 2021, 15:07 Nga DOSJA
Inagurimi i aeroportit të Kukësit, Partia Demokratike: Avioni nuk

TIRANË– Inagurimi i aeroportit të Kukësit është quajtur një premtim i pambajtur i kryeministrit Edi Rama nga ana e Partisë Demokratike. Në një deklaratë zyrtare, PD-ja shkruan se ulja e  një avioni të Air Albania në Kukës s’u bë nga Londra, siç premtoi Rama, por nga Rinasi, sepse aeroporti s’ka certifikata sigurie.

Sipas PD-së, me Ramën në krye të qeverisë, fluturimet ndërkombëtare në Aeroportin e Kukësit janë si hapja e negociatave me BE, nuk ekzistojnë.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Hapja e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare, premtim tjetër i pambajtur i Edi Ramës. Ulja e një avioni të Air Albania në Kukës s’u bë nga Londra, siç premtoi Rama, por nga Rinasi, sepse aeroporti s’ka certifikata sigurie. Me Ramën në krye të qeverisë, fluturimet ndërkombëtare në Aeroportin e Kukësit janë si hapja e negociatave me BE: Ato nuk ekzistojnë. Ky është eksperimenti i fundit që Rama bën me shqiptarët. Kryeministri më i dështuar dhe më i paaftë në historinë e vendit do të largohet në 25 prill nga shqiptarët që duan ndryshim!

Sot u bë inagurimi i aeroportit të Kukësit, i cili ende nuk ka fluturime me asnjë shtet. Udhëtarët erdhën fillimisht në aeroportin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë e më pas udhëtuan drejt Kukësit. Sipas Ramës dhe Ballukut, fluturimet do të nisin më 17 qershor dhe se gjithçka tani është në duart e koncensionarit.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama hapet aeroporti i kukesit partia demokratike zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama hapet aeroporti i kukesit partia demokratike zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll