Politike

Inagurohet aeroporti i Kukësit, nuk ka fluturime me asnjë shtet, Balluku: E ka në dorë koncensionari, nis më 17 qershor! Ra

18 Prill 2021, 13:18 Nga DOSJA
Inagurohet aeroporti i Kukësit, nuk ka fluturime me asnjë shtet,

KUKËS– Aeroporti i Kukësit “Zayed- Flatrat e Veriut” ka çelur sot dyert për herë të parë, dhe ka pritur udhëtarët e zgjedhur nga vetë kryeministri Edi Rama, ‘çunat e Londrës’ që sipas tij do të votojnë për Partinë Demokratike. Pas shumë javësh, prej kur Rama ka përsëritur në daljet e tij publike se ka zgjedhur 120 kuksianë që do të votojnë për kryedemokratin Lulzim Basha dhe që vetë ai do t’i sjellë nga Londra, udhëtimi u realizua, por jo ashtu siç u premtua. Disa qytetarë, jo 120 siç ka thënë vetë Rama, (nëse ishin nga Kukësi apo jo, nuk u kuptua) erdhën sot nga londra drejt Tiranës ku u ndalën në aeroportin “Nënë Tereza”. Më pas, bashkë me kryeministrin Edi Rama udhëtuan drejt Kukësit, ku u bë dhe zbritja e parë në aeroport.

Për këtë ‘tranzit’, ministrja Belinda Balluku dhe vetë kryeministri Edi Rama e kaluan topin në duart e koncensionarit për aeroportin e Kukësit teksa thanë se janë disa rregulla që duhen ndjekur e që sot në fakt nuk janë çelur fluturimet, por vijimi i testeve në këtë aeroport.

Deri më 17 qershor do të ketë prova e teste e më pas do të jetë i përdorshëm nga të gjithë qytetarët, u tha nga Balluku e vetë Rama. Në fjalën e tij, Rama nuk u ndal në premtimet që kishte bërë për hapjen e këtij aeroporti por vijoi fjalën, duke ‘harruar’ se kishte thënë se në të vërtetë do të sillte 120 kuksianë direct nga Londra.

Kryeministri shpjegoi se përse aeroporti i Kukësit mban emrin ‘Zayed-Fletrat e Veriut’. Rama tha se emri Zayed vjen nga emri i Princit të Kukrorës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, për kontributin që ka pasur ai si person në kohën kur nisi spastrimi etnik në Kosovë. Ndërsa pjesë tjetër, Fletrat e Veriut, për Ramën, perfaqësojnë të gjithë Veriun e Shqipëtarisë që shkuan në Kukës, nga Kosova e vendet përreth. kryeministri shtoi se për të gjurma e Zayedit do të jetë gjurma e solidaritetit dhe për këtë arsye edhe emri i tij është në aeroport. Ai ka rrëfyer bisedën që pati në avion me disa demokratë që udhëtuan nga Londra drejt Kukësit. I pranishëm në Kukës, Rama tregoi se një prej demokratëve quhej Edi Rama, dhe që votonte Partinë Demokratike i kishte thënë që nëse nuk do ta shikonte vetë me sy hapjen e aeroportit, nuk do ta besonte. Tjetri, sipas kryeministri, ishte veshur me blu, ndërsa i treti i kishte kërkuar punë si patronazhist. 

Në fjalën e tij Rama ka kujtuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që për momentin ndodhet në Hagë ku po përballet me akuzën e krimeve të luftës. I ndodhur në podiumin e aeroportit të Kukësit, ku u ul dhe avioni i parë, Rama tha se Thaçi i mungon shumë, duke e quajtur edhe vëlla. Edi Rama tha se në aeroportin e Kukësit bashkë me të ndodhej edhe Mohamed Alabbar, Presidenti i Emaar group që do të ndërtojë Portin e Durrësit, por kamera nuk e fokusoi askund.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike aeroporti i kukesit edi rama hapet aeroporti i kukesit zgjdhjet 25 prill 2021 aeroporti i kukesit edi rama hapet aeroporti i kukesit zgjdhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll