Politike

“Ma kanë lexuar librin e shpisë”/ Rama tregon bisedën me tre demokratët në avionin, njërin e kishte ‘adash’, tjetr

18 Prill 2021, 14:27 Nga DOSJA
“Ma kanë lexuar librin e shpisë”/ Rama tregon bisedën

KUKËS– Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer bisedën që pati në avion me disa demokratë që udhëtuan nga Londra drejt Kukësit. I pranishëm në Kukës, Rama tregoi se një prej demokratëve quhej Edi Rama, dhe që votonte Partinë Demokratike i kishte thënë që nëse nuk do ta shikonte vetë me sy hapjen e aeroportit, nuk do ta besonte.

Tjetri, sipas kryeministri, ishte veshur me blu, ndërsa i treti i kishte kërkuar punë si patronazhist. 

“Së pari dua t’ju tregoj takimin me një grup njerëzish real të cilët kisha shumë kohë që doja t’i takoja se ma kanë lexuar librin e shtëpisë me shumë pasion sa herë kam folur për aeroportin e Kukësit. Ma kanë lexuar më sa s’kanë lënë faqe libri të shtëpisë time pa më lexuar.

I takova atje dhe vendosa të flas me tre prej tyre. Ai quhej Edi Rama dhe ishte me PD. Po po, real ishte edhe ai. Baba ia kishte vënë merin Eduard por e thërrisnin Ed Rama. Hë mo vëlla i thashë si e more këtë rrenë e besove dhe vendose të vish. Vallahi tha nuk kam çfarë të them s’e kisha besu po ta shohim deri në fund a po e mban llafin, ma tha në ajër.

Unë i thashë, tani dy rrugë ka o bashkë do shkojmë në botën tjetër ose do bëhet e do shkojmë në Kukës. Tjetri ishte dhe më interesant ishte dhe demokrat i veshur me blu. Jo jo tha se e mbajte llafin, ne demokratët kemi një gjë tha po s’e pamë se besojmë. Po si ka mundësi thashë mo këta u shaluan në rrena për 30 vite dhe prapë po s’e pamë s’e besojmë. Kurse i treti më tha a ka naj vend te PS-ja për patronazhist se unë nuk dua të kthehem më,”- tha Rama. 

LAJM KRYESOR: Inagurohet aeroporti i Kukësit, nuk ka fluturime me asnjë shtet, Balluku: E ka në dorë koncensionari, nis më 17 qershor! Rama rrëfen bisedat me demokratët, zbulon kuptimin e emrit dhe ‘përqafon’ Hashim Thaçin (Momentet)

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama hapet aeroporti i kukesit zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama hapet aeroporti i kukesit zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll