Politike

Nuk është hapur ende! Balluku e thotë troç: Nga sot nisin testet në aeroportin e Kukësit, i përdorshëm do të jetë më

18 Prill 2021, 14:06 Nga DOSJA
Nuk është hapur ende! Balluku e thotë troç: Nga sot nisin

KUKËS– Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka konfirmuar se aeroporti i Kukësit nuk është ende i hapur për fluturime.

Nga podiumi në Kukës, Balluku tha se nga ky aeroport nuk do të ketë ende fluturime me asnjë shtet, deri më 17 qershor. Ajo tha se sot, dita që edhe u inagurua, nis zyrtarisht testime dhe që gjithçka tjetër do të jetë në duart e koncensionarit.

“I kam nisur një mesazh Ramës ku i thoja se është një aeroport ushtarak dhe më i vështirë. Më ka thënë që ju do e bëni sepse e di që do e bëni. Edhe unë jam surprizuar që ia doëlm kaq shpejt. Dua të theksoj disa teknalitete. Dua ta sqaroj se sigurisht që në aviacion ka rregulla europiane që ne i respketojmë. Dua të sqaroj ata që thonë jo erdhi nga Tirana e më pas në Kukës. Duke nisur nga sot, ky aeroport është operacional. Ju sapo e patë, jeni dëshmitarët e faktit. Duke nisur nga sot do nisin nga puna testet, për të nisur kontratën për të validuar proceduar, pë rata bërë këtë aeroport sa më tërheqës për të gjithë zonën. Jo vetëm për Kukësin. Këtu do të ketë pasagjerë nga Mali i Zi dhe nga kudo. Kjo gjë do të bëhet sipas rregullave në fuqi. Më datë 17 qershor, aeroporti i Kukësit do të jetë i përdorshëm në të gjithë kompanitë, ky është një aeroport operacional dhe për të gjithë ata që kanë pyetje nëpër panele dhe i lihet në dorë koncensionarit,“- tha Balluku.

LAJM KRYESOR: Inagurohet aeroporti i Kukësit, nuk ka fluturime me asnjë shtet, Balluku: E ka në dorë koncensionari, nis më 17 qershor! Rama rrëfen bisedat me demokratët, zbulon kuptimin e emrit dhe ‘përqafon’ Hashim Thaçin (Momentet)

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike belinda balluku hapet aeroporti i kukesit zgjedhjet 25 prill 2021 belinda balluku hapet aeroporti i kukesit zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll