Politike

Sherri mes kandidatit të LSI-së dhe personave të tjerë në Sauk/ Një vajzë ‘molla’ e sherrit, të rinjtë nisën ofend

18 Prill 2021, 07:50 Nga DOSJA
Sherri mes kandidatit të LSI-së dhe personave të tjerë

TIRANË–Sherri në Sauk të Vjetër që nisi mbrëmjen e djeshme përpara mesnatës në Sauk la 3 të plagosur, vëllezër me njëri-tjetrin. Roland, Eltjan dhe Klodian Doka ky i fundit kandidat për deputet në radhët e LSI, janë konfliktuar me disa persona në orët e drekës të së shtunës.

Sherri mes të rinjve nisi mbrëmjen e djeshme në zonën e Saukut të Vjetër në Tiranë, ku ndodhen edhe zyrat e njërës prej degëve të LSI. Njëri nga autorët që ka plagosur vëllezërit, i ka thënë njërit prej këtyre të fundit, se e ka sharë dhe i ka folur keq një vajze me të cilën kishin njohje të përbashkët.

Debati ka agravuar në përplasje fizike dhe me sende të forta. Klodian Dako bashkë me 2 vëllezërit e tij, janë dërguar në spitalin Ushtarak të Tiranës dhe njëri prej tyre (Rolandi) ka marrë plagë më të rënda, por situata shëndetësore e të treve është jashtë rrezikut për jetën. Në kërkim është shpallur Eni Sada, i cili në bashkëpunim me Albor Mulgeci dhe Sokol Kryeziu goditën vëllezërit Doka.  Autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me dy automjete të ndryshme, të tipit “Benz” dhe “Audi” ndërsa po punohet për kapjen e tyre.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike albor mulgeci eni sada oltjan doka roland doka sher ne zyrat e lsi sherr ne sauk sokol kryeziu zgjedhjet 25 prill 2021 albor mulgeci eni sada oltjan doka roland doka sher ne zyrat e lsi sherr ne sauk sokol kryeziu zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll