Politike

Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ i dërgon shkresa PD dhe PS! Kërkon heqjen e posterave nga godinat publike në Tiranë dhe Gjirokas

18 Prill 2021, 06:12 Nga DOSJA

TIRANË– Një javë para zgjedhjeve të 25 prillit, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve iu është drejtuar me një kërkesë për marrje masash dy partive më të mëdha në vend, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Shkresa e drejtuar dy partive kryesore në vend, ka të bëjë në lidhje me rregullat që janë vendosur për fushatën zgjedhore. Sipas KQZ-së, këto rregulla nuk janë zbatuar.

KQZ kërkon nga Partia Demokratike heqjen e posterave propagandistikë nga godina e Universitetit Politeknik të Tiranës.

KQZ i drejtohet PS-së, heqjen e materialeve propagandistike në Gjirokastër, pasi sipas tyre janë afishuar materiale propagandistike elektorale.

KQZ kërkon që partitë politike të zhvillojnë një fushatë zgjedhore të qetë, duke shmangur politikat e polarizimit dhe retorikat denigruese ndaj kundërshtarëve, e duke treguar vetëpërmbajtje gjatë dhënies së mesazheve politike, edhe nëpërmjet materialeve propagandistike.

Në shkresat e dërguara theksohet se ndalohet në mënyrë taksative afishimi i materialeve propagandistike në: fasadat e godinave të banimit, institucionet publike apo ambientet rrethuese pranë e rreth tyre, brenda zonave rekreative, parqeve, në pemët e qytetit dhe në shtyllat e ndriçimit.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kqz partia demokratike partia socialiste zgjedhjet 25 prill 2021 kqz partia demokratike partia socialiste zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll