Politike

Shqipëria merr 40.800 doza vaksinash AstraZeneca nga mekanizmi ‘COVAX’, Soreca: BE është këtu për t’ju mbështetur

18 Prill 2021, 06:46 Nga DOSJA
Shqipëria merr 40.800 doza vaksinash AstraZeneca nga mekanizmi

TIRANË– Për ardhjen në Shqipëri të 40.800 doza të vaksinave AstraZeneca, ka reaguar Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca. Ai është shprehur i lumtur që Shqipëria siguroi një ditë më parë dozat ndërsa shkruan se BE ka financuar në këtë mekanizëm 2.2 miliardë euro dhe se kjo është dërgesa e dytë e vaksinave që Shqipëria merr nga ‘COVAX’ për të luftuar COVID-19.

Soreca shkruan se BE mbështetet Shqipërinë për të mposhtur këtë pandemi së bashku.

“Të lumtur që Shqipëria ka marrë dozën e saj të dytë të vaksinave përmes COVAX , ku u dorëzuan 40,800 vaksina për të luftuar COVID-19. BE është krenar që kontribuon me 2.2 miliardë € në COVAX. Bashkimit Evropian është këtu për të mbështetur Shqipërinë dhe për të mposhtur së bashku këtë pandemi!” shkruan Soreca në Twitter.

Mbrëmjen e djeshmr, në aeroportin e Rinasit mbërritëndoza të reja të siguara nëpërmjet instrumentit Covax, ndërsa pritet që në ditët në vijim të “shkarkohen” edhe mbi 250,000 të tjera.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike luigi soreca zgjedhjet 25 prill 2021 luigi soreca zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll