Politike

Tropojë, Has & Kukës! Basha nis mitingun elektoral në veri të Shqipërisë, pritet nga qindra qytetarë, thirrja e tij:

18 Prill 2021, 07:00 Nga DOSJA
Tropojë, Has & Kukës! Basha nis mitingun elektoral në veri

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar dhe ditën e sotme mitingun elektoral në disa qytete të Shqipërisë. Fillimisht Basha ishte i pranishëm në Tropojë aty ku u prit nga qytetarë të shumtë. Me muzikë dhe daulle, kreu i PD është mikëpritur nga mbështetësit e partisë blu. Në fjalën e tij para tropojanëve të shumtë që kishin dal ta prisnin, Basha tha se 4 vitet të tjera si këto 8 që kaluam nuk i pranon më asnjë shqiptar, i djathtë dhe i majtë, demokrat dhe socialist.

Për këtë ai kërkoi që vota e 25 prillit të shkoj masivisht për numrin 9 për të ardhmen e fëmijëve, për të ndalur emigracionin, për fermerët e Tropojës e të gjithë Shqipërisë dhe për të zhvilluar infrastrukturën e lënë pas dore. Pas përfundimit të fjalës, Kryedemokrati vendosi lule tek busti i Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.

Më pas kryedemokrati vijoi takimet në Has dhe në Kukës. Nga Hasi, Basha bëri thirrje për një bashkim të madh drejt ndryshimit, Basha tha se vota për numrin 9 do të bëj të mundur heqjen e traut tek Rruga e Kombit, luftimin e varfërisë dhe përmirësimin e infrastrukturës në Has.

Më pas në Kukës, Basha tha se është qyteti më i prekur nga emigrimi i të rinjve. Për ta ndalur këtë, Basha kërkoi votën për numrin 9 për ta larguar shkaktarin e kësaj plage.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne has basha ne kukes basha në tropojë lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 basha ne has basha ne kukes basha në tropojë lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll