Bota

Çekia shpall në kërkim dy agjentët e inteligjencës ruse! Te dyshuar si autorët e shpërthimit në depon e municioneve dhe

18 Prill 2021, 07:37 Nga DOSJA
Çekia shpall në kërkim dy agjentët e inteligjencës

ÇEKI– Policia Çeke ka lëshuar një njoftim se janë shpallur në kërkim Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, dy agjentët e inteligjencës ruse të kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar për përpjekjen për helmim të vitit 2018 të Sergei Skripal në Salisbury.

Këta dy persona, janë në kërkim pasi dyshohet se janë autorët e shpërthimit që ndodhi katër vite më parë.

Policia çeke ka publikuar ​​fotografi të Aleksandër Petrov dhe Ruslan Boshirov, për të cilët thonë se ishin në vend në kohën e shpërthimit, ku mbetën të vrarë dy persona.

Më 16 tetor ndodhi shpërthimi masiv në një deponi municionesh në qytetin Vrbetice, duke vrarë dy njerëz dhe duke shkaktuar dëme të mëdha. Një shpërthim tjetër ndodhi në në dhjetor.

Republika Çeke ka dëbuar 18 diplomatë rusë si hakmarrje, ndërsa një parlamentar i lartë rus të shtunën e quajti pretendimin absurd.

Kryeministri Çek, tha se vendimi për përjashtimin e diplomatëve erdhi pas një hetimi mbi shpërthimet. Ai gjithashtu tha se ishte i përfshirë një njësi GRU, e specializuar në vrasje të huaja dhe operacione për të destabilizuar vendet evropiane.

“Bazuar në prova të paqarta të marra gjatë hetimit nga forcat e sigurisë duhet të deklaroj se ekziston një dyshim i bazuar në lidhje me përfshirjen e oficerëve të shërbimit të inteligjencës ruse dhe Njësisë 29155, në shpërthimin në deponinë e municioneve në Vrbetice në 2014,” tha zoti Babis.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota alexander petrov ruslan boshirov alexander petrov ruslan boshirov

Sondazh

Poll

Bota 17 Prill 2021, 20:00

BANGLADESH– Të paktën pesë vetë u vranë dhe dhjetëra u plagosën në Bangladesh pasi policia hapi zjarr ndaj një turme punëtorësh që protestonin për të kërk...