Kosova po kalon valën e tretë të Covid-19, shumë qytetarë të prekur nga varianti i ri britanik
17 Prill 2021, 19:26Nga DOSJA
KOSOVË-Tetë të vdekur nga koronavirusi u regjistruan brenda 24 orëve. Specialistë të fushës thonë se në Kosovë më shumë të prekur ka nga varianti i ri, ai britanik duke theksuar se ky variant përhapet edhe më shpejt.
Në këtë kohë kur po përballemi me numër jo të vogël të infektimeve rrezik për shëndetin e qytetarëve është varianti i ri i Covid-19. Infektologu Shemsedin Dreshaj thotë se pjesa më e madhe e infektimeve në këtë valë të tretë janë me variantin e ri.
“Realisht varianti i ri është i përhapur në tërë Europën dhe mendoj se tash në këtë valën e tretë shumica e rasteve të reja të diagnostikuara i takojnë variantit të ri. Njëjtë është situata edhe në Kosovë. Mostrat që i kemi dërguar në Gjermani për testim dhe konfirmim kanë dalë që shumica dominuese e tyre janë të variantit të ri”,- tha Dreshaj për RTV 21.
Ndërsa pulmologu Besim Morina thotë se varianti i ri e ka zëvendësuar koronavirusin e zakonshëm. Sipas tij, ky variant shkakton ndërlikime më të mëdha në mushkëri.
“Për fat të keq ky variant tenton të jetë më shumë ngjitës. Në raport me variantin e vjetër është shumë më ngjitës dhe paraqitet me klinikë pak më të theksuar se varianti i vjetër. Prekë edhe moshat e reja dhe zhvillon pneumoni shumë më shumë se varianti i vjetër.”- tha ai.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KORFUZ-Një ceremoni tjetër u mbajt sot për nder të Princ Philip në vendin e lindjes së tij në Korfuz.Sipas mediave greke, ceremonia zgjati rreth 40 minuta dhe u...
ANGLI- Gjatë ceremonisë mortore të princ Philip teksa familjarët po hynin në kishë, njëri nga ushtarët i cili qëndronte në mes të dhjetra ushtarëve të tjerë ra ...
MAQEDONIA E VERIUT– Ile Strezovski është 22 vjecari që është bekuar me shansin e dytë për jetë. Pas një ndërhyrje kirirgjikale disa orëshe ai tashmë ka nj...
ANGLI– Gjatë ceremonisë mortore të vdekjes së princ Philip dy nipërit e tij Princi William dhe Harry u panë duke biseduar me njëri tjetrin për herë të parë pas ...
ANGLI-Duka i Edinburgut është përcjellë sot drejt banesës së tij të fundit në Kështjellën Windsor.Të pranishëm në ceremoninë mortore kanë qenë 30 persona që ish...
KINË– Një punonjëse e zyrave qeveritare në Kinën Verilindore ka marrë ngacmime seksuale nga shefi i saj, deri në pikën që nuk ka mundur të durojë më. Pamje...
TURQI– Presidenti i Turqisë, Rexheep Tayyip Erdogan, dënoi masën e fundit nga Greqia për emërimin e kryemyftiut dhe trajtimin e Athinës ndaj shtetasve me ...
BRITANI– Ka nisur pak minuta më parë ceremonia e varrimit të Princ Philip i cili humbi jetën të premten e kaluar në moshën 99 vjeçare.Flamuri i Dukës së ...