Bota

‘Alexei po vdes, me gjendjen e tij është çështje ditësh’, përkrahësit e Navalnyt ngrejnë alarmin mbi gjendjen e tij

17 Prill 2021, 20:38 Nga DOSJA
‘Alexei po vdes, me gjendjen e tij është çështje

RUSI– Lideri rus i opozitës, Alexei Navalny ‘po vdes’ dhe mund të pësojë një arrest kardiak në ‘çdo minutë’, paralajmëroi mjeku i tij sot pasi mjekët nuk lejohen të futen në koloninë penale.

Rivali më i shquar i Vladimir Putinit u burgos në shkurt dhe po vuan dy vjet e gjysmë me akuza të vjetra përvetësimi në qytetin Pokrov, rreth 60 milje në lindje të Moskës. Gjashtë muaj më parë, ai mezi mbijetoi një helmimi me agjentin nervor Novichok, për të cilin ai ka fajësuar Kremlinin.

Sipas DailyMail, në fund të muajit të kaluar, ai hyri në një grevë urie për të kërkuar trajtimin e duhur mjekësor për dhimbjen e shpinës dhe mpirjen në këmbë dhe duar.

Kjo mund të ketë përkeqësuar gjendjen e tij, thanë mjekët, ndërsa ata u kërkuan zyrtarëve të burgut t’u jepnin atyre hyrje të menjëhershme.

“Pacienti ynë mund të vdesë çdo minutë. ‘Aritmia fatale mund të zhvillohet çdo minutë.”– tha kardiologu, Yaroslav Ashikhmin në Facebook sot, duke treguar nivelet e larta të kaliumit të Navalny dhe duke thënë se ai duhet të zhvendoset në kujdesin intensiv.’

Zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh, e cila e shoqëroi atë kur ai u sëmur në një aeroplan pas helmimit në gusht, tha se situata ishte përsëri kritike.

 ”Alexei po vdes. Me gjendjen e tij është çështje ditësh”.-tha ajo.

Më shumë se 70 shkrimtarë, artistë dhe akademikë të shquar ndërkombëtarë, duke përfshirë Jude Law, Vanessa Redgrave dhe Benedict Cumberbatch, i kanë bërë thirrje Putinit për të siguruar që Navalny të marrë trajtimin e duhur menjëherë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota alexei navalny kira yarmysh vladimir putin yaroslav ashikhmin alexei navalny kira yarmysh vladimir putin yaroslav ashikhmin

Sondazh

Poll

Bota 17 Prill 2021, 20:00

BANGLADESH– Të paktën pesë vetë u vranë dhe dhjetëra u plagosën në Bangladesh pasi policia hapi zjarr ndaj një turme punëtorësh që protestonin për të kërk...