Bota

I riu fitoi Medaljen e Artë në xhudo! Vjosa Osmani uron për triumfin sportistin Akil Gjakova: Ju lumtë! Bravo që po e ngris

18 Prill 2021, 05:21 Nga DOSJA
I riu fitoi Medaljen e Artë në xhudo! Vjosa Osmani uron për

KOSOVË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar për fitoren, sportistin Akil Gjakovën i cili ka shkruar historinë duke e fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.

Osmani shkruan se kjo është fundjava më shpresëdhënëse prej shumë kohësh në fushën e sportit në Kosovë. Ndër të tjera ajo e përgëzon të riun dhe i drejtohet duke i thënë se e përfundoi garën si një kampion Europe.

POSTIMI:

I artë dhe Akili ynë!
Kjo është padyshim një nga fundjavët më shpresëdhënëse që prej shumë kohësh në sport.E gjithë kjo falë xhudistëve tanë dhe triumfit të tyre të pashoq në Kampionatin Evropian.Sot, Akil Gjakova e përfundoi si kampion i Evropës këtë garë.
Ju po ia dëshmoni gjithë botës se kur ka vullnet, angazhim, përkushtim e talent, nuk ka barriera e as pengesa që nuk tejkalohen, sepse e mira gjithmonë triumfon dhe puna gjithmonë shpërblehet.Xhudistëve tanë, familjeve që i përkrahën, e trajnerëve që i kalitën ata deri në perfeksionizëm- ju lumtë e bravo që po e ngrisni Republikën tonë drejt majave të Olimpit xhudist!

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora akil gjakova vjosa osmani akil gjakova vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 17 Prill 2021, 20:00

BANGLADESH– Të paktën pesë vetë u vranë dhe dhjetëra u plagosën në Bangladesh pasi policia hapi zjarr ndaj një turme punëtorësh që protestonin për të kërk...