“Mimi super kinge, më bënte të imagjinoja”/ Kodheli komenton ‘simpatinë’ e Ramës: Bëri shaka, ne jemi të
17 Prill 2021, 16:46Nga DOSJA
Kandidatja e PS-së për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, Mimi Kodheli, e ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” ka komentuar deklaratën e Ramës, që ndër të tjera deklaroi se Mimi ka qenë super kinge.
Kodheli theksoi se ajo dhe Rama janë rritur me njëri-tjetrin, ndërsa shtoi se është kërkuar nga Edi Rama që të japë kontribut në PS, edhe pse ka kundërshtuar shumë figura të majta në qëndrimet që kanë mbajtur.
“Bëri edhe njëherë shaka kryeministri. Prindërit kanë qenë miq, ne jemi të një moshe, e kemi parë njëri-tjetrin duke u rritur. Kemi 20 vjet që bashkëpunojmë, duke filluar nga Bashkia e Tiranës. Jam kërkuar prej tij, edhe pse kam kundërshtuar disa figura të djathta e të majta. Nuk më interesonte fillimisht politika, bëja profesionin tim.Kur jam futur në politikë, kisha realizuar të gjitha ëndrrat e mia. Ajo që na bashkoi ishte ndryshimi i Tiranës. Por, kam akoma shumë për t’i dhënë shoqërisë. Sa i përket Ditmir Bushatit, kam bashkëpunuar me të prej shumë kohësh. E vlerësoj Ditmirin për çfarë i ka dhënë politikës dhe Ditmiri duhet ta vlerësonte politikën, sepse ishte 6 vjet ministër i Jashtëm. Ditmirin e shoh aktiv në politikë”, u shpreh Kodheli.
Në lidhje me ftesën e Ramës për Bashën për një qeverisje të mundshme, Kodhelii nënvizoi se për hir të interesave të vendit do të bënte pakt edhe me djallin.
“Shqipëria nuk është i vetmi vend që konsumon të tillë retorikë në politikë. Do kisha bërë pakt edhe me djallin për hir të vendit, e jo më me kundërshtarin politik. PS ka treguar në më shumë se një rast se mund të ketë bashkëpunime në momente kardinale.Nëse duhet që të hyjmë në koalicion, do të ishte mirë ta bënim, sepse Shqipëria kalon në moment kyç si hapja e negociatave, që dërgon në forcim të institucioneve. Momenti kyç duhet të fokusohet në bërjen në zgjedhjet e ndershme e të drejta. Ne kemi bërë koalicion me PD-në edhe më 2017. Merkel ka qeverisur me kundërshtarët dhe askush nuk i ka thënë absolutisht asgjë”, deklaroi Kodheli.
Marre nga BalkanWeb
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
FIER– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka ndarë momente nga pritja që i është bërë në Fier. Kryemadhi ka nxjerrë kokën në dritare,...
TIRANË- Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura Shqiptare kanë firmosur sot marrëveshjen për zgjidhjen e disa problemeve ky&...
KRUJË– Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon turin 1 ditor nga jugu në veri.Stacioni i rradhë ishte qyteti i Krujës, ku në...
TIRANË– Fushata elektorale ka nisur që prej datës 1 prill! Që nga ajo ditë, të gjitha partitë politike që marrin pjesë në garë, ndezën motorët dhe mobilizu...
GJIROKASTËR– Pas ‘punës’ si meterolog, kryeministri Edi Rama ka nisur të analizojë edhe numrologjinë e numrave. Gjatë një takimi elektoral në qytetin e Gji...
TROPOJË– E diela do ta gjejë qytetin e Tropojës të mbushur nga simpatizantët e partive politike. Dy kandidatët për kryeministër, Edi Rama dhe Lulzim ...
GJIROKASTËR– Fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021 po i vjen fundi! Pas Lulzim Bashës që sot ka nisur një tur blic në 9 qytete për të simboli...
GJIROKASTËR– Kryeministri Edi Rama është shafqur sot në Gjirokastër si meterolog, duke bërë edhe parashikimin e motit. Gjatë fjalës së tij, në aktivitetin ...