Politike

Mitingu final/ Edi Rama ‘mbyll’ fushatën në Gjirokastër, bën parashikimin: Do ketë breshëri votash për PS. Kush zgjed

17 Prill 2021, 10:05 Nga DOSJA
Mitingu final/ Edi Rama ‘mbyll’ fushatën në

GJIROKASTËR– Fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021 po i vjen fundi! Pas Lulzim Bashës që sot ka nisur një tur blic në 9 qytete për të simbolizuar numrin 9, Edi Rama ka përfunduar “finalen” e madhe në Gjirokastër.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka zbuluar kuptimin e numrave që opozita mban në fletën e votimit, duke e konsideruar “69” si shenjë të djallit. Ndërsa përshëndeti të gjithë demokratët e Shkodrës, duke i paralajmëruar se nëse nuk votojnë Partinë Socialiste do të marrin vetëm “derrin maç”.

Pasi ka mbaruar me shpjegimin e numrologjisë, kreu i qeverisë ka vijuar fjalimin si meterolog, duke parashikuar ditë me shi për këtë javë, ndërsa shtoi se do të sjellin breshër votash në kuti për Partinë Socialiste. 

Numri një i maxhorancës, nuk ka lënë pa përmendur edhe sfidën që ka ndërmarrë Lulzim Basha, për të vizituar qytetet nga jugu në veri, javën e fundit të fushatës, ku s’i ka harruar “kunjat”. Ndërsa është përballur edhe me një demokrat, i cili i kërkoi që të largohej. 

Përveç Gjirokastrës, Rama sot vizitoi dhe Durrësin, ndërsa nuk dihet nëse do të shfaqet në ndonjë qytet tjetër për të përmbyllur turin e ditëve të fundit të fushatës elektorale. 

(F.g./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama fushata elektorale 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama fushata elektorale 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll