Politike

7500 efektivë në terren gjatë zgjedhjeve/ Zbardhet plani me katër faza për “blutë”, çfarë do të ndodhë nga

17 Prill 2021, 15:48 Nga DOSJA
7500 efektivë në terren gjatë zgjedhjeve/ Zbardhet plani me

TIRANË– Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit janë vetëm pak ditë larg…Për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Shqipëri pritet të jenë në terren 7500 efektivë policie.

Më shumë detaje lidhur me organizimin e efektivëve të Policisë së Shteti, është shprehur drejtori i Rendit Publik, Ylli Vasili. Ky i fundit gjatë një interviste për “News 24” zbardhi detaje nga plani me 4 faza që do të nisë në fillim të fushatës deri në dorëzimin e fletëve të votimit në KZAZ.

“Janë përcaktuar qartë 4 fazat. Kryesisht në fazën parazgjedhore si fazë e parë përgatitore. Në fazën e dytë garantimi i sigurisë dhe rendit gjatë fushatës zgjedhore. Në fazën e tretë që ka të bëjë me garantimin e rendit dhe sigurisë ditën e votimit, dhe në fazën e katërt që ka të bëjë me numërimin dhe transportimin e fletëve të votimit drejt KZAZ-ve,“-tha ai.

Të dielën, do të jenë në krye të detyrës çdo efektiv me më shumë 4 muaj përvojë, por nuk do të lejohen që të hyjnë në qendrat e votimit, të cilat duhet që t’i monitorojnë nga larg. Ata do të ndërhyjnë vetëm në rast sinjalizimi nga vëzhguesit brenda KZAZ-ve.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ylli vasili zgjedhjet 25 prill 2021 ylli vasili zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll