Politike

Prag zgjedhjesh! Pse ndryshoi strategjinë e takimeve kryeministri, nga 10 veta mbledh çdo socialist që gjen. Si e tregon Rama

17 Prill 2021, 16:00 Nga DOSJA
Prag zgjedhjesh! Pse ndryshoi strategjinë e takimeve kryeministri, nga 10

TIRANË– Fushata elektorale ka nisur që prej datës 1 prill! Që nga ajo ditë, të gjitha partitë politike që marrin pjesë në garë, ndezën motorët dhe mobilizuan qytetatët për të zhvilluar takime, ku shpalosën pjesë nga programet e tyre. 


Ndërkohë që kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk u treguan të kursyer për të zhvilluar takime me mbështetësit e tyre, kryeministri Edi Rama shkurtoi edhe numrin e kandidatëve në shumë qarqe të vendit.

Në çdo takim, mblidheshin fiks, as më pak e as më shumë, vetëm 10 vetë duke “krasitur” disa prej kandidatëve. Ndërsa në çdo takim shtonte se edhe ai ishte i aftë që të mblidhte simpatizantë por ishte i përgjegjshëm dhe respektonte deri në një rregullat anti-COVID. 

Por tani që dita e zgjedhjeve është vetëm pak ditë larg, duket se diçka ka ndryshuar. Kreu i qeverisë ka nisur që të pranojë edhe mbështetës të Partisë Socialiste, duke i ulur në karrige për t’u siguruar që do të respektojnë distancimin social. Edhe pse shumë herë ka dështuar që të shohë grumbullimet e qytetarëve, mu para syve të tij. Megjithatë justifikimi ka qenë gati: Garda nuk i ka kontrolluar dot!

Çfarë e detyroi Ramën që të ndryshonte qëndrim? Pse krejt papritur vendosi që të ndryshonte strategjinë e fushatës, edhe pse vetë është shprehur se beson tek thënia italiane “sheshi plot, kutia bosh”? Mos është ndjerë inferieror nga pritjet që i janë bërë kryedemokratit Basha dhe ka vendosur që edhe ai të tregojë forcën? 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll