Bota

Foto/ Pas lehtësimit të masave “çmenden” britanikët, konsumojnë 500.000 shishe verë në një natë

17 Prill 2021, 14:04 Nga DOSJA
Foto/ Pas lehtësimit të masave “çmenden”

BRITANI E MADHE-Mbrëmjen e djeshme janë hapur baret dhe lokalet pas lehtësimit të masave kufizuese në Britaninë e Madhe. Shumë persona u grumbulluan dhe pati përleshje të shumta të cilat shpërthyen për të rezervuar tavolina ku ishte e vështirë te gjendeshin vende bosh.

Sipas DailyMail në 20.000 restorante të Britanisë së Madhe u konsumuan rreth 500.000 shishe vere nga 1.5 milion njerëz. Ky ishte rast ekstrem ku u shit dyfishi i alkoolit që mund të shitëj në një natë normale në Londër.

Ndërsa britanikët festonin lirinë e tyre, ndodhen edhe shumë perleshje ku është dashur të ndërhyjnë forcat policore në Soho të Londrës, për të zbutur tensionet të cilat u acaruan për shkak të pijes së tëpërt.

Ky ishte rasti i parë ku britanikët mundën të dilnin të qetë e të darkonin mes miqsh dhe familjarësh pas gjashtë muajsh mbylljeje nga Covid19.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota britani e madhe konsumohen 500.000 shishe vere ne britani lehtesim i masave britani e madhe konsumohen 500.000 shishe vere ne britani lehtesim i masave

Sondazh

Poll

Bota 17 Prill 2021, 13:30

ITALI– Vegim Sokoli është 25 vjeçari shqiptar, i cili është arrestuar nga karabinierët në Scicli, Ragusa, për trafik droge që nga viti 2019.Në kohën e ko...