Bota

‘Kërcet’ arma në Mitrovicë! Vdes një person, dy të plagosur, MOMENTI i sherrit. Të rinjtë qëllojnë pa ndalim njëri

17 Prill 2021, 11:31 Nga DOSJA
‘Kërcet’ arma në Mitrovicë! Vdes një person, dy

MITROVICË– Një person është qëlluar për vdekje dhe dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri sot rreth orës 11:27 në Tregun e Gjelbër, në Mitrovicë. Nga të plagosurit, është kalimtar i rastit, ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar, por ende nuk është zbardhur shkaku, ndërsa “Jepi Zë” ka publikuar video nga vendi i ngjarjes kur ka ndodhur momenti i incidentit, ku shihet qartë gjithë sherri mes të rinjve, në mes të qytetit. 

Rreth orës 11:27, policia në Mitrovicë është njoftuar për një rast në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë ku është përdorur arma e zjarrit. Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Policia ka kuptuar se një person mashkull kosovar, ka shtënë në drejtim të tre personave të cilët janë të plagosur, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Gjithashtu edhe i dyshuari është i lënduar, i njëjti është arrestuar nga njësite policore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Zahiti.

Policia ndoshet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e pltoë të rrethanave që e çuan autorin të ndërmarrë veprimin ekstrem.

Prokuroria Themelore në Mitrovicës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e sotme që ka ndodhur në Tregun e Gjelbër në këtë qytet.

“Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se sot rreth orës 11.30 si pasojë e një konflikti të çastit në Tregun e Gjelbërt në Mitrovicë, një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, njëri prej të cilëve kalimtar i rastit. I dyshuari për këtë rast është arrestuar nga policia dhe ndaluar me vendim të prokurorit.
Të plagosurit janë dërguar për trajtim të mëtejmë në Spitalin e Mitrovicës, ndërkaq trupi i të vrarit me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Prokuroria njofton opinionin se me të dyshuarin ka qenë edhe një zyrtar policor jashtë detyrës, por sipas informacioneve të para i njëjti nuk është kryerësi i vrasjes. Rasti është kualifikuar ‘Vrasje e rëndë’, dhe është duke u hetuar nga Prokurori i Shtetit në koordinim me Njësitin e Hetimeve Rajonale të Policisë në Mitrovicë”,- deklaroi Prokuroria.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni mitrovice plagosje me arme ne mitrovice mitrovice plagosje me arme ne mitrovice

Sondazh

Poll