Bota

Vdekja e ish-ministrit grek! Një person pa gjithçka, vendos të flasë hapur: Pashë autorin, u zunë dhe e qëlluan më shkop

17 Prill 2021, 13:57 Nga DOSJA
Vdekja e ish-ministrit grek! Një person pa gjithçka, vendos të

GREQI– Një dëshmitar okular i vrasjes ish-ministrit grek Sifis Valyrakis ka thyer heshtjen dhe ka vendosur që të dëshmojë e tregojë para hetuesëve gjithë çfarë di. Sipas tij, ish-ministri kishte dalë me varkë në det, dhe në një moment i ishte afruar një anije peshkimi.

Dëshmitari tregoi se mes dy palëve kishte nisur një sherr, dhe kishte mundur të dëgjonte vetë: Ik o plak!, kjo pasi sipas tij, peshkatarët amatorë nuk lejoheshin që të dilnin në det. 

Më tej, dëshmitari tregoi se një prej peshkatarëve e kishte goditur dy ose tre herë me shkop dhe më pas ishin larguar. Për shkak të afësisë nga ndodhia, rreth 150 metra, dëshmitari pretendon se ka arritur që t’i identifikojë autorët.

Ndërkohë avokatët e familjes kanë ngritur një aktakuzë për shkelje të detyrës së Rojës Bregdetare. 

Ish-ministri grek u gjet i vdekur në det në fund të janarit, milje larg varkës së tij, pasi ishte zhdukur prej disa orësh. Alarmi për zhdukjen e tij u dha nga bashkëshortja, e cila këmbëngul se ai është vrarë. Ndërsa bën apel që drejtësia të zbardhë gjithë ngjarjen.

Marrë nga Protothema

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni greqi sifis valyrakis greqi sifis valyrakis

Sondazh

Poll

Bota 17 Prill 2021, 13:30

ITALI– Vegim Sokoli është 25 vjeçari shqiptar, i cili është arrestuar nga karabinierët në Scicli, Ragusa, për trafik droge që nga viti 2019.Në kohën e ko...