Bota

Arkëmorti i gjithi i mbuluar me lule të bardha! Përcillet për në banesën e fundit Duka i Edinburgut, mbretëresha Elisabet

17 Prill 2021, 13:51 Nga DOSJA
Arkëmorti i gjithi i mbuluar me lule të bardha! Përcillet

BRITANI E MADHE- Në heshtje, i shoqëruar nga simfonia e Bethovent, duka i Edinburgut, princi Philip është përcjellë për në banesën e tij të fundit. Arkëmorti i tij ishte mbuluar nga një flamur, i cili kishte në përbërje të gjithë vendet e origjinës së Philip, përfshirë atë grek. Kortezhin e princit të ndjerë e udhëhiqte djali i tij i madh, princ Charles, ndërsa pas ndiqej nga të gjithë motrat e vëllezërit e tij. 

Ndërsa të gjithë shkuan në këmbë në ambientet e kishës, mbretëresha Elisabeth II u dërgua me makinën e saj. Në kishë teksa po mbahej mesha, ajo u ul veç gjithë të tjerëve shumë pranë altarit dhe arkivolit. Në një moment, mbretëresha u kap e përlotur për humbjen e bashkëshortit. 

Ndërkohë që përveç mbretëreshës, e gjithë vëmendja u fokusua tek dy princat, Harry dhe William. Edhe pse në kishë u ulën larg njëri-tjetrit, jashtë u panë duke komunikuar me njëri-tjetrin. Ndërsa e vetmja që mungoi nga familja ishte bashkëshortja e HArry-it, Meghan Markle. Sipas mediave, shkak ishte shtatzënia dhe jo intervista e fundit që dha për “Oprah”, e cila trazoi ujrëat e pallatit mbretëror. 

(k.m/d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota louise windsor vdes princi philip louise windsor vdes princi philip

Sondazh

Poll

Bota 17 Prill 2021, 13:30

ITALI– Vegim Sokoli është 25 vjeçari shqiptar, i cili është arrestuar nga karabinierët në Scicli, Ragusa, për trafik droge që nga viti 2019.Në kohën e ko...