Bota

Covid-19 kap shifrën marramendëse /3 milion të vdekur në shkallë botërore nga virusi

17 Prill 2021, 13:04 Nga DOSJA
Covid-19 kap shifrën marramendëse /3 milion të vdekur në

SHBA- Numri global i të vdekurve nga koronavirusi ka kapërcyer shifrën marramendëse prej 3 milionë njerëzish.

Të dhënat e regjistruara vijnë nga Universiteti Johns Hopkins, mes pengesave të përsëritura në fushatën e vaksinimit në mbarë botën dhe një krize të thelluar në vende të tilla si Brazili, India dhe Franca.

Numri i të vdekurve është afërisht i barabartë me popullsinë e Kievit të Ukrainës; Karakasin e Venezuelës ose qytetin metropolitan të Lisbonës në Portugali.

Shifra e vdekshmërisë në mbarë botën nga koronavirusi është më e lartë se popullsia e Çikagos (2.7 milionë) dhe e barabartë me popullsinë e Filadelfias dhe Dallasit të marra së bashku.

Marrë nga VOA

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll