Bota

Supermodelja Karlie Kloss një muaj pas lindjes zbulon emrin e të birit

17 Prill 2021, 11:24 Nga DOSJA
Supermodelja Karlie Kloss një muaj pas lindjes zbulon emrin e të birit

SHBA– Supermodelja Karlie Kloss është bërë nënë për herë të parë në datën 16 të muajit mars. Fiks një muaj pas lindjes së të voglit, Karlie ka zbuluar për herë të parë emrin e të birit. Në një foto shumë të ëmbël në instagram me dorën e të voglit, modelja tregon se emri i tij është Levi Joseph.

Lajmin për shtatzanin e saj e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale partneri i 28-vjeçares, Joshua Kushner. Fillimisht, ai nuk dha detaje në lidhje me gjininë apo emrin e foshnjës së dyshes.

 

 

A post shared by Karlie Kloss (@karliekloss)


Joshua ka publikuar një foto të fëmijës së porsalindur, në të cilën vihet re se fytyra e tij është e mbuluar dhe foshnja mban një kapele ngjyrë të kaltër, duke mos ndarë asnjë detaj më tepër në lidhje me foshnjën e tyre.

Lajmi se Karlie Kloss ishte shtatëzanë, u bë publik në tetor të vitit që lamë pas  nga prestigjozia “People”, ndërsa një burim i afërt me Kloss tha për “People” se modelja e famshme është shtatzënë dhe fëmija pritet të vijë në jetë vitin e ardhshëm.

“Karlie është shumë e lumtur që do të mirëpresë fëmijën e saj të parë në 2021-shin. Ajo do të jetë një nënë e mrekullueshme”, -tha burimi.

Ish-modelja e pasarelave të “Victoria’s Secret” e konfirmoi këtë lajm një muaj më pas, ku asokohe ndau një video me ndjekësit e saj në Instagram, ku i shihej barku i fryrë.

Kujtojmë se modelja Karlie Kloss u martua me Joshua Kushnerin  në vitin 2018.

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota joshua kushner modelja karlie kloss joshua kushner modelja karlie kloss

Sondazh

Poll