Bota

Sulmi me armë në Idiana, i dyshuar një 19 vjeçar

17 Prill 2021, 10:10 Nga DOSJA
Sulmi me armë në Idiana, i dyshuar një 19 vjeçar

INDIANA– Policia zhvilloi të premten kërkime në një objekt të kompanisë Fedex në Indianapolis dhe kontrolloi shtëpinë e personit të armatosur që dyshohet se qëlloi duke vrarë me armë zjarri tetë persona dhe plagosur disa të tjerë para se të vriste veten.

Dy zyrtarë të zbatimit të ligjit raportuan se autori i dyshurar u identifikua si 19-vjeçari Brandon Scott Hole nga Indiana.

Hetuesit kontrolluan një shtëpi në Indianapolis të lidhur me Brandon Scott Hole dhe grumbulluan të prova, përfshirë konfiskimin e kompjuterave e të tjera pajisje elektronike. Zyrtarët folën për AP në kushte anonimiteti.

Policia e Indianapolisit tha më herët se nuk e kishte zbuluar ende motivin e ngjarjes që ndodhi të enjten vonë në mbrëmje në një qendër të FedEx-it pranë aeroportit të Indianapolisit. Policia tha se të shtënat zgjatën vetëm disa minuta. Pesë persona u shtruan në spital, sipas autoriteteve. Dy persona të tjerë u trajtuan në vendin e ngjarjes.

Zëvendës shefi i policisë së qytetit tha se personi i armatosur filloi të qëllonte pa dallim mbi njerëzit në parking dhe më pas u fut në ndërtesë, ku vrau veten pak para se aty të hynte policia.

Presidenti Joe Biden tha se ai ishte informuar mbi ngjarjen dhe e quajti dhunën me armë “një epidemi” ne vend.

Shumë amerikanë po vdesin çdo ditë nga dhuna me armë. Ajo njollos karakterin tonë dhe shpon tejpërtej shpirtin e kombit”, tha Presidenti nëpërmjet një deklarate.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha se ishte “tmerruar e me zemër të thyer” për shkak të ngjarjes. Ajo bëri thirrje për veprim të Kongresit për kontrollin e armëve.

Ndërsa lutemi për familjet e gjithë atyre që u prekën nga kjo ngjarje, ne duhet të punojmë urgjentisht për të miratuar ligje për parandalimin e dhunës me armë, për të shpëtuar jetë dhe për të parandaluar vuajtjet“,- shkruante ajo në një postim në Twitter.

Kompania FedEx tha në një deklaratë se po bashkëpunon me autoritetet për të mbledhur më shumë informata.

Ky është incidenti i tretë me vrasje të shumëfishta këtë vit në Indianapolis. Pesë persona, përfshirë një grua shtatzënë, u qëlluan dhe u vranë në muajin janar, dhe një burrë u akuzua për vrasjen e tre të rriturve dhe një fëmije para se të rrëmbente vajzën e tij gjatë një grindjeje në një shtëpi në muajin mars.

Marrë nga : VOA

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota i dyshuar 19-vjeçari joe biden kompania fedex sulm me arme i dyshuar 19-vjeçari joe biden kompania fedex sulm me arme

Sondazh

Poll