Politike

‘Do të doja që festën ta bëja me drejtuesit e LSI’, Kryemadhi flet se ku do festojë më 26 Prill dhe për bisedën e fu

16 Prill 2021, 20:21 Nga DOSJA
‘Do të doja që festën ta bëja me drejtuesit e

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u shpreh se donte të festonte me të gjithë drejtuesit e LSI-së më 26 Prill nëse do të fitonte zgjedhjet.

Gjatë një interviste të dhënë në emisionin ‘Me Xhaxhiun’ në FaxNews, kryetarja e LSI-së, theksoi se humbja nuk do të ndodhë, por ngujimi hipotetik mund të ndodh nëse nuk do të mbajë premtimet e dhëna nda qytetarëve.

Për sa i përket komunikimit më të fundit me Lulzim Bashën, Kryemadhi tha se ishte ditën e djeshme dhe kishte në fokus fushatën elektorale.

Xhaxhiu: Ku do të fitoni më 26 Prill?

Kryemadhi: Unë zakonisht nuk para festoj, por jam një personazh që dikur më pëlqenin festat. Do të dëshiroja që festa më e madhe të ishte me djemtë dhe vajzat që drejtojnë LSI-në në qarqet e vendit. Janë shumë njerëz që e ndiej mungesën e tyre, pasi pinim kafen e mëngjesit ndërsa tashmë janë shpërndarë në të gjithë vendin.

Xhaxhiu: Ku do të ngujoni nëse humbni më 26 Prill?

Kryemadhi: Ajo çfarë ndiejmë ne është e patjetërsueshme. Ngujimi im do të ndodhte nëse nuk do të arrinim të mbanim premtimet tona.

Xhaxhiu: Kur keni komunikuar për herë të fundit me Bashën?

Kryemadhi: Ka qenë ditën e djeshme, kemi qënë në diskutime të zjarrta në lidhje me  axhendën e fushatës, strategjinë e mesazheve që përcjellim dhe pikat e dobëta në disa zona.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll