Politike

‘Prostitucioni elektoral është arti i LSI’/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

16 Prill 2021, 20:12 Nga DOSJA
‘Prostitucioni elektoral është arti i LSI’/ Rama:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim është keqpërdorur gjatë kësaj fushate elektorale.

Në një intervistë për emisionin “ZGJEDHJE 2021 në V+”, Rama ironizoi opozitën dhe fenomenin e shitblerjes së votës, duke ia adresuar LSI-së.

“Ambasadroja është keqpërdorur në mënyrën më brutale duke e kthyer krejt jashtë kontrekstit në një ikonë propadandë nga ta që duhet të kthehen në qeveri. Ambasadorja ka dhënë një gjë normale, ka bazë, është mbështetur nga kleri katolik dhe mysliman. Nuk di çfarë të dhënash ka për të shprehur këtë shqetësim. Para pak ditësh kishim një fakt. Ai që u kap me lekë dhe fletë votimi është i partisë së Metës dhe nuk pashë që të merrte shpatën dhe të nisej për Pukë e t’i priste dorën. Unë ia them prapë. Do ta bëjmë tërmet Vlorën. Ata ishin të të gjitha forcave politike dhe shumica ishin e këtyre forcave që bëjnë rolin e virgjëresha që po mbrojnë shqiptarët nga prostitucioni elektoral. Prostitucioni elektoral është arti i LSI-së. Nuk ka shqiptar që nuk e di,”-tha Rama.

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ilir meta yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ilir meta yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll