Politike

‘Nëse do bëja opozitën e Edit, do ta mundja’/ Rama përballet me “unin”: Po desha do vesh edhe çitjane, po ta dëgjo

16 Prill 2021, 19:41 Nga DOSJA
‘Nëse do bëja opozitën e Edit, do ta mundja’/ Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë “autokritikë” për veten duke pranuar se ndaj tij është krijuar ideja se ishte arrogant, por shtoi se ishte opozitari më i madh i vetes.

I ftuar në emisionin “ZGJEDHJE 2021 në V+”, Rama tha se kur ka hyrë në politikë është betuar që të qëndrojë i njëjti, por nuk është i vetëkënaqur. 

Kur kam hyrë në këtë rrugë jam betuar se do dal si Edi Rama e jo si dikush që nuk e njoh më kush është. Unë shqiptarëve do t’i ofroj veten. Dua të vesh çitjane, do vesh çitjane! Po më erdhi do e them edhe fjalën e fundit. Nuk i ofrohem askush për dhëndër. Jam i bekuar që jam bashkëshorti i Linda Ramës. Askush nuk detyrohet të bëjë krushqi me mua. Në këtë pikë e kam tepruar në komunikim duke krijuar idenë se jam arrogant. Nëse unë do të bëja opozitën e Edi Ramës, unë do ta mundja. Sa për dijeni. Po kjo është për t’u korrigjuar. Po të dëgjonit ça i them Ramës, do t’ju dukej Basha shumë shok. Është shqiptari më i pakënaqur në rruzullin tokësor,”-tha Rama.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll