Kryemadhi: Një pjesë e socialistëve do të votojnë dhe mbështesin LSI-në në mënyrë të heshtur
16 Prill 2021, 19:35Nga DOSJA
TIRANË– Për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi një pjesë e socialistëve do të votojnë dhe mbështesin LSI-në në mënyrë të heshtur
Në një intervistë dhënë për gazetarin Rezar Xhaxhiu në FaxNews, Kryemadhi u shpreh se pjesa më e madhe e socialistëve sot janë pjesë e LSI-së, janë votues të saj edhe pse nuk janë publik, pra të deklaruar
Pjesë nga intervista e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi:
Di të them që pjesa më e madhe e socialistëve sot janë pjesë e LSI-së, janë votues të saj edhe pse nuk janë publik, pra të deklaruar, sepse jo vetëm nuk janë respektuar, sepse në mandatin e parë Rilindja u thoshte jo LSI-ja u krijonte probleme, por në mandatin e dytë e panë që nuk ishte LSI-ja ajo që i krijonte problemet. Përkundrazi, LSI u kishte krijuar hapësira, i kishte respektuar, iu ishte përgjigjur, por pa që ishte Rilindja ajo që i tjetërsonte, ishte ajo që i intimidonte, ishte ajo që i kërcënonte dhe që i shfrytëzonte. Dhe sot më thoni se cilët persona në listën e Partisë Socialiste, të Rilindjes më saktë, se cili është socialisti i vërtetë që përfaqësohet.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur rreth ftesës që kryeministri Rama i bëri kreut të PD-së, Lulzim Basha për bashkëpunim.E ftuar n...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë një projeksion me logon e PD dhe nr 9 në muret e Universitetit Politeknik pranë sh...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se prezenca e presidentit të Republikës, Ilir Meta në Vlorë është shqetësuese për LSI në këtë qark.E ...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka qëndruar deklaratës së saj të bërë kohë më parë që do të marrë të paktën 34 mandate.Në një intervis...
TIRANË– Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca ma marrë pjesë në konferencën “Unë Vendos” ku ka folur mbi pritshmëritë e të rinjve dhe zgjedhjet...
TIRANË– Pasditen e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video të re të titulluar ‘Çfarë është më keq se zemërimi?’.Gj...