Politike

Prezantimi i portit të Durrësit, Rama: Do investohen 2 mld euro! Sheiku quan kryeministrin “vëlla”: Më preku kur

16 Prill 2021, 18:30 Nga DOSJA
Prezantimi i portit të Durrësit, Rama: Do investohen 2 mld euro!

DURRËS– Mbrëmjen e sotme, kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin për portin e ri turistik në Durrës, në bashkëpunim me kompaninë “Emaar Group”.

Në fjalën e tij, Rama ka ndarë momente nga takimi me sheikun dhe biznesmenin Mohamed Alabbar, duke u shprehur se ai kishte vendosur që të investonte në Shqipëri për të ndryshuar jetën e qytetarëve.

Ndërsa vetë Alabbar tregoi se Rama i kishte kërkuar ndihmë në mënyrë që të ndryshonte vendin e tij, dhe se fjalët e kreut të shtetit e kishin prekur. Ndaj edhe kishte marrë vendimin që të investonte në Shqipëri. 

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë nuk i kurseu batutat, duke bërë dhe autoironi me veten lidhur me plazhet nudo. Ndërsa më tej ndau edhe historinë sesi gjyshi i tij ishte bërë shoferi i mbretit Zog. 

Për portin e Durrësit, Rama tha se projekti është i ndarë në 5 faza dhe për 6 vite do të jetë i prekshëm për të gjithë, duke premtuar edhe nisjen e punës për në Vlorë dhe Sarandë, teksa shtoi se deri në vitin 2023 do të niste puna për Shëngjinin.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne durres edi rama edi rama ne durres

Sondazh

Poll