Bota

6 dekada në pushtet! Ikën i fundit i ‘Castro-ve’, Raul largohet nga detyra si udhëheqës i Partisë Komuniste Kubane

16 Prill 2021, 19:47 Nga DOSJA
6 dekada në pushtet! Ikën i fundit i ‘Castro-ve’, Raul

KUBË- Raul Castro ka dhënë dorëheqjen si kreu i Partisë Komuniste Kubane, duke i dhënë fund gjashtë dekadave të familjes së tij në pushtet.

Castro, 89 vjeç, tha se ai po i dorëzon udhëheqjen e partisë një brezi të ri “plot pasion dhe frymë anti-imperialiste”.

Pasardhësi i tij do të votohet në fund të një kongresi katër-ditor. Por largimi i tij përfundon epokën e udhëheqjes zyrtare nga ai dhe vëllai i tij Fidel Castro, e cila filloi me revolucionin e vitit 1959.

Fidel Castro udhëhoqi revolucionin komunist që rrëzoi qeverinë kubane në 1959 dhe vëllai i tij i vogël Raúl ishte një nga komandantët. Pas luftës, Fidel Castro u betua si kryeministër dhe vuri të vëllanë në krye të Forcave të Armatosura Revolucionare, një post që ai mbajti deri në 2008.

Vetë Fideli, mbajti postin e sekretarit të parë nga 1965 deri në 2011, kur dha dorëheqjen, për t’i lënë vendin Raúlit.  

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota fidel castro kube partia komuniste e kubes raul castro fidel castro kube partia komuniste e kubes raul castro

Sondazh

Poll