Politike

Skandali me të dhënat personale/ ECPMF: Prokuroria i ushtron presion gazetarëve që të dorëzojnë databazën

16 Prill 2021, 17:39 Nga DOSJA
Skandali me të dhënat personale/ ECPMF: Prokuroria i ushtron presion

TIRANË– Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit (ECPMF) ka reaguar pas thirrjes në SPAK  të dy drejtuesve të Lapsi.al, Armand Shkullakut dhe Andi Bushatit, për të deklaruar rreth skandalit të përdorjes së të dhënave të qytetarëve për qëllime elektorale nga qeveria.

Në një postim në Facebook ata shprehen të shqetësuar në lidhje me sjelljen e institucioneve shqiptare ndaj gazetarëve.

‘Më 14 Prill 2021 Prokuroria Speciale Kundër Krimit të Organizuar urdhëroi gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku të dorëzonin një bazë të dhënash që përmbante informacionin personale të më shumë se 910,000 votuesve në Shqipëri. Bushati dhe Shkullaku drejtojnë Lapsi.al, një media online në Shqipëri. Ata refuzuan të respektojnë urdhrin për shkak të shqetësimeve të tyre në lidhje me burimin e informacionit. Si rezultat i refuzimit të tyre, prokuroria intervistoi gazetarët. Është e paqartë nëse hetimet penale kundër gazetarëve kanë filluar zyrtarisht.’– shkruhet në status.

Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit shtoi se presionini i ushtruar nga prokuroria ndaj gazetarëve për të dorëzuar databazën e të dhënave pa urdhër gjyqësor, duke rrezikuar burimin e informacionit, është regjistruar në platformën Mapping Media Freedom.

#Albania: Journalists ordered to hand over documents that might risks their sources

On 14 April 2021 the Special…

Posted by European Centre for Press and Media Freedom ECPMF on Friday, April 16, 2021

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike andi bushati armand shkullaku ecpmf skandali me te dhenat personale andi bushati armand shkullaku ecpmf skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll